Një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës është suspenduar nga puna pasi ishte përfshirë në një rrahje dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Lajmi u bë i ditur nga një komunikatë e SHKK-së, ku thuhet se F.H., është pezulluar nga marrëdhënia e punës si dhe menjëherë ka iniciuar procedurë disiplinore.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës pas njoftimit nga policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet F.H ishte përfshirë në rrahje dhe i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në bashkëkryerje, ka pezulluar nga marrëdhënia e punës zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet në komunikatën e tyre.