Një stallë me ushqim bagëtish, shtatë panele solare dhe një kompresor për ngjyrosje janë përfshirë nga zjarri të hënën në Skenderaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarri është shkaktuar si pasojë e një teli të rrymës elektrike, derisa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Edhe autoritetet policore po merren me rastin.
Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Është raportuar se si pasojë e një teli të rrymës është përfshirë në zjarr një objekt (stallë) me ushqim bagëtish, shtatë panele solare dhe një kompresor për ngjyrosje. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.