Artisti shqiptar Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears ka performuar i njëmbëdhjeti në skenën e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Tout l’Univers”.
Në një performancë të jashtëzakonshme dhe unike Gjoni i ka lënë të gjithë pa fjalë me vokalin e tij edhe pse në një moshë shumë të re.
Gjoni përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” dhe mban kodin 11, për të gjithë ata që duan ta votojnë.