×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Përfitimet nga Trusti, këto janë statistikat sipas kontributeve të qytetarëve

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Gjithsej 639 mijë e 254 qytetarë kontributpagues do të mund të tërheqin 10 % e mjeteve të tyre totale nga Trusti.

    Kështu kanë bërë të ditur nga ky institutcion i pavarur dhe jo përfitues në një përgjigje për portalin, Front Online.

    Vlera totale e shumës që të gjithë kontributpaguesit mund të marrin në bazë të një përllogaritje të thjeshtë del të jetë 201 milionë e 390 mijë euro.

    Sidoqoftë, qytetarët për t`i  futur në xhep këto të holla të tyre duhet të presin akoma, shkruan Front Online.

    Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, si në seancën e së hënës kur kaloi në lexim të parë, duhet të marrë miratimin e deputetëve edhe në leximin e dytë. I njëjti, pastaj për të hyrë në fuqi duhet shkojë për dekretimi te Presidenti e tek në fund për publikim në Gazetën Zyrtare.

    Por nga sa para u bie të tërheqin kontribuuesve në bazë të bilancit që kanë pasur në Trust deri me 30 shtator të këtij viti?

    Më poshtë gjeni të dhënat, të cilat Trusti, ia ka prezantuar portalit, Front Online.

    Mbi 104 mijë apo 16 % kontribuues do t`i marrin më pak se 10€ nga Trusti

     

    Nga mbi 639 mijë e 254 kontributdhënës, 104 mijë 137 apo 16 % e tyre do të marrin më pak se 10 euro. Kjo meqë ata kanë të tubuara deri tash vetëm 100 euro në Trust, shkruan Front Online.

    212 mijë e 799 qytetarë apo 33 % kontributpagues të tjerë, në pasqyrën financiare të Fondit të Kursimeve Pensionale, shihet të kenë grumbulluar mbi 100 deri në 1000 euro.

    Kështu atyre, bazuar në tërheqjen e lejuar prej 10 %, u bie të marrin nga nga 10 deri në 100 euro.

    E 194 mijë e 857 kontributdhënësit e tjerë, të cilët kanë tubuar deri tasht nga 1000 deri në 5000 mijë euro, do do të arkëtojnë me tepër para.

    Ata do të mund të nxjerrin nga 100 deri në 500 euro prej Trusti, gjithnjë duke u bazuar në tërheqjen e lejuar prej 10 %, shkruan Front Online.

    74 mijë e 099 të tjerë qytetarë do të mund të tërheqin nga 500 deri në 1000 mijë euro, meqë kanë të grumbulluara nga 5 mijë deri 10 mijë euro në Trust. 

    6 % e kontributpagueseve mund të tërheqin nga Trusti 1 deri në 2 mijë euro –  vetëm 2 % e tyre mbi 2 mijë euro

    Vetëm 6 % apo 40 mijë e 400 qytetarë kontributdhënës do ta shijojnë ndjenjën e të tërhequrit të mbi 1000 deri në 2000 mijë eurove nga Trusti.

    Kjo pasi ata kanë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro të tubuara në Trust.

    E nga ky institutcion publik veç 2 % e kontributpaguesve do të kenë mundësi të tërheqin mbi 2 mijë euro, shkruan Front Online.

    “Fatin” e tillë në Kosovë e kanë vetëm 12.944 qytetarë që kanë mbi 20 mijë euro në Trust. /FRONT ONLINE


     

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.