×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Përfitimet e ujit me portokall në mëngjes

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Uji me portokall është një ide e shkëlqyer dhe e shëndetshme.

    Uji me portokalli përmban shumë lëndë ushqyese duke përfshirë vitaminën C.

    Lëkura e një portokalli në të vërtetë përmban gati dy herë më shumë vitaminë C . Një tjetër arsye për të përdorur portokallin me gjithë lëkurë, sigurisht pasi ta keni larë mirë.

    Së bashku me vitaminën C, portokallet përmbajnë vitaminë A, vitaminë B1, kalcium dhe kalium.

    Lëkurat e portokallit janë gjithashtu një burim i madh i fibrave.

    Këto agrume janë të pasura me antioksidantë dhe vajra esenciale.

    Portokalli është fantastik për sistemin tuaj imunitar

    Përmbajtja e lartë e vitaminës C te portokallet është ideale për sistemin tuaj imunitar.

    Kjo, pasi vitamina C është një nga vitaminat më të fuqishme për mbështetjen e funksionit optimal të sistemit imunitar.

    Pirja e ujit me portokall, në muajt e vjeshtës dhe dimrit ju ndihmojnë për t’u mbrojtur nga gripi dhe virozat.

    Gjithashtu ndihmon në parandalimin e përsëritjes së infeksioneve të veshit.

    Portokalli i jep rini lëkurës tuaj

    Vitamina C është e dobishme në prodhimin e kolagjenit të lëkurës suaj, substancën që e mban lëkurën të butë dhe rinore.

    Falë kësaj vitamine të fuqishme, duke pirë ujë portokalli çdo ditë në mëngjes, lëkura juaj do të duket e gjallë dhe e re.

    Uji me portokall ndihmon zemrën

    Portokallet ndihmojnë për të mbrojtur zemrën dhe gjithë sistemin tuaj kardiovaskular.

    Para së gjithash, portokallet përmbajnë shumë fibër, e cila është e rëndësishme për funksionimin optimal të sistemit kardiovaskular.

    Së dyti, portokallet përmbajnë antioksidantë që janë të lidhur me uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit, uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e zemrës.

    Ndihmon në zbutjen e alergjive

    Lëkura e portokallit ka veti anti-inflamatore. Prandaj uji me portokall ndihmon në zbutjen e simptomave alergjike.

    Uji me portokall përmirëson tretjen

    Portokallet përmbajnë një sasi të mirë të fibrave, gjë që është e rëndësishme për tretje të duhur.

    Uji me portokall ndihmon në humbjen peshë

    Edhe pse portokallet janë të ëmbël, ata kanë një indeks mjaft të ulët glicemie.

    Kjo do të thotë se ato janë efikas në humbjen e peshës.

    Si të përgatisni ujin me portokall

    Shtrydhni një portokall të madh ose dy portokalle të vegjël dhe shtojeni këtë lëng në një gotë ujë.

    Pastaj, hidhni disa lëkura portokalli të pastruara mirë dhe përziejeni.

    Ju mund ta bëni këtë përzierje me ujë në temperaturë normale por edhe me ujë të ngrohtë nëse dëshironi.

    Mirë është ta pini pa ëmbëlsues por, nëse dëshironi, i hidhni pak mjaltë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle12 Prill 2025
    Kur tumoret e trurit janë shumë të vogla, disa njerëz mund të mos përjetojnë asnjë simptomë sepse ato janë aq minimale sa...
    Lifestyle11 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 11 prill 2025 nga Christine Haas Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do...
    Lifestyle10 Prill 2025
    Çfarë duhet të dini për këto acide jetike yndyrore? Në një kohë kur shëndeti dhe mirëqenia janë më të rëndësishme se kurrë,...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.