Volejbollistet e Përfaqësueses së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet intensive.
Kjo është atmosfera që zotëron në një nga seancat përgatitore, të udhëhequra edhe nga fizioterapeuti Elvin Meqikukiqi, i cili është pjesë e përfaqësueses së drejtuar nga Lorik Ilazi.
Shtabi teknik, pjesë e së cilit është edhe Amarilda Prenga e Ylli Kadriu, ka patur asistimin e fizioterapeutit të mirënjohur sportiv Meqikukiqi.
Kombinimi i përgatitjeve tekniko-taktike me ato fizike, pritet të sjellë përfaqësuesen tonë të vajzave, në nivel të kënaqshëm, në prag të kualifikimeve për CEV Kampionatin Evropian, në të cilat Kosova bën gara në Grupin D me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën./FrontOnline/