×
  • Sport
  • Sport

    Përfaqësuesja e Kosovës në karate synon medalje në Evropianin e Poreçit

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Përfaqësuesja e Kosovës në karate do të kërkojë medalje në Kampionatin Evropian të karatesë, që prej nesër (19 maj) deri më 24 maj do të mbahet në Poreç të Kroacisë.

    14 karateistë, të prirë edhe nga tre garuesit që po e kërkojnë normën olimpike Tokio 2020, Herolind Nishevci, Elhami Shabani e Fortesa Orana, do të synojnë të ngjiten në podium dhe njëkohësisht të fitojnë pikë të reja olimpike, përcjell FrontOnline.

    Evropiani i paraprinë garës kryesore për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokio 2020, që në muajin e ardhshëm mbahet në Paris të Francës.

    Optimist për medalje është shprehur edhe përzgjedhësi, Isak Curri.

    “Presim paraqitje të mirë dhe të mundshme edhe për fitimin e tri apo më shumë medaljeve nga ekipi i seniorëve të vjetër ose më me përvojë, si E. Shabani, Nishevci dhe Orana. Po ashtu, presim një paraqitje të mirë nga medalistët Evropianë U21, Albulena Gërvalla dhe Benjamini Shabani”, tha Curri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

    “I tërë ekipi gëzon formë të mirë dhe kjo na bënë optimist edhe për suksese në ekipore në kumite”, shtoi ai.

    Para Evropianit për disa javë ekipi ishte përgatitur në Bogë të Rugovës.

    Në Poreç, drejtësinë do ta ndajnë edhe gjyqtarët ndërkombëtarë: Ardian Muhadri, Besart Vitia, Fidan Qorolli dhe Ali Vokshi.

    Kampionatin nga afër do ta ndjekë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, si dhe këshilltari i tij, Besim Aliti.

    Presidenti Krasniqi ka marrë pjesë edhe në Kongresin e Federatës Evropiane të Karatesë.

    Lista e sportistëve dhe trajnerëve tanë për Kampionatin Evropian “Poreç 2021”

    Albinot Selmani (-60 kg)

    Yll Cenaj (-67 kg)

    Elhami Shabani (-75Kg).

    Benjamin Shabani (-84kg).

    Herolind Nishevci (+84 kg).

    Argjend Berjani (kata)

    Valdrin Rashiti (ekipore)

    Hatiqe Zejnullahu (-50 kg)

    Albulena Gervalla (-55 kg)

    Adelina Rama (-61kg)

    Diellza Sedijaj (-68 kg)

    Fortesa Orana (+68 kg)

    Festina Curri (ekipore).

    Vlerona Shala (kata)

    Xhevdet Smajli (para karate) dhe trajneri personal Nysret Salihaj.

    Trajnerë:

    Rexhep Bajrami (kumite)

    Leotrim Pepaj   (kumite)

    Ismajl Fazliu     (kata)

    Ylber Syla, përzgjedhës

    Isak Curri, përzgjedhës./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Vip16 Nëntor 2024
    Gjesti si duket nuk është fare në disponim. Ai është duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndejës. Më poshtë mund ta...
    Vip16 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër është zhvilluar në mes Xhenetës, Anës, Dianës dhe Gesa. Diana tha se Xheneta po promovon dhunë. Reagimin e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.