×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane kritikon ashpër Këshillin Prokurorial të Kosovës

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Me kritika të ashpra i është drejtuar sot Këshilltarja Ligjore e Ambasadës Amerikane, Lana Oëens, Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

    Ajo para anëtarëve të Këshillit tha se KPK-ja, javën e kaluar, në kundërshtim me dispozitat ligjore ka suspenduar një prokuror, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Oëens po ashtu ka numëruar edhe disa nga dështimet e KPK-së gjatë takimit të sotëm, duke potencuar se një nga vendimet e marra gjatë takimit të kësaj të hëne nga KPK-ja, është marrë në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

    “Është shumë e vështirë për mua si përfaqësuese e Ambasadës të kuptoj se  çfarë kërkoni nga ne, si e dëshironi mbështetjen tonë? Ju lutem që t’i përmbaheni rregulloreve të juaja. Ne do të jemi afër jush kur merrni vendime të drejta. Ka shumë gjëra të mira që mund të bëni si sistem prokurorial por ato mund ti bëni vetëm duke u mbështetur në ligj dhe rregullore”, tha Oëens.

    Tutje, Oëens duke komentuar për vendimet e sotme të KPK-së i kritikoi ata për mosrespektim të rregulloreve lidhur me transferimin jo formal të prokurorëve, pa kaluar në një proces të rregullt të avancimit të prokurorëve në sistemin prokurorial.

    Një nga këto veprime të KPK-së që ajo përmendi ishte edhe zgjedhja e ish-kryesuesit të KPK-së, prokurorit Bahri Hyseni, në Komisionin për Çështje Normative, si i propozuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, për të cilin prokuror tha se e vlerëson shumë punën dhe profesionalizmin e tij.

    Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane,  Lana Oëens po ashtu kritikoi KPK-në për çasjen e tyre në vendosjen rreth vazhdimit të kohëzgjatjes së avancimit të anëtares së KPK-së në prezencën e vet asaj anëtare. Njëkohësisht, u bëri të ditur edhe anëtarëve të KPK-së, se në mungesë të debatit në këtë mbledhje dhe një arsyetimi të mirëfilltë, për të ishte e paqartë  mënyra se si ka ardhur deri te përzgjedhja e anëtarëve prokurorë në Komisionin e vlerësimit të performancës, duke qenë se nominimet kanë qenë të parapara të bëhen nga të gjitha prokuroritë.

    Sipas saj, anëtarët e KPK-së duhet të debatojnë për secilin vendim që marrin, për tu siguruar që vendimet të jenë të drejta.

    Në fund të deklarimit të saj, Oëens bëri të ditur se vendimmarrja e KPK-së është ajo që do të përcaktojë përfundimisht se sa do të zgjasë angazhimi i kësaj Ambasade me KPK-në.

    Ndryshe, ky deklarim i Oëens erdhi pasi KPK-ja, gjatë kësaj mbledhje, vendosi për një numër transferimesh të përkohshme të prokurorëve. KPK po ashtu, sipas propozimit të Kryeprokurorit të Shtetit, vendosi edhe për delegimin  nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të ish-kryesuesit të KPK-së, Bahri Hyseni si anëtar i Komisionit për Çështje Normative. I njëjti para se të emërohet kryesues, ka ushtruar detyrën e kryetarit të këtij komisioni.

    Po, ashtu KPK-ja gjatë javës së kaluar, në një mbledhje të jashtëzakonshme, pas kërkesës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka marrë vendim që ta pezulloj nga puna prokurorin Eset Rama.

    Lidhur me këtë propozim të kryeprokurorit Munishi, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes një reagimi të bërë më 3 shkurt 2021, kishte vlerësuar se njëra nga kërkesat e kryeprokurorit Munishi, për të filluar hetimet disiplinore, kishte të bënte edhe mos zbatimin e  urdhërim të tij që ndaj një të dyshuari të bëhet propozimi për caktimin e masës së paraburgimit, por që nuk ishte zbatuar nga ana e prokurorit Eset Rama.

    Por sipas IKD-së, një urdhër i tillë nga ana e Munishit, nuk bije mbi kompetencat e tij si kryeprokuror, pasi prokurori i shtetit, i merr vendimet e tij si një prokuror i pavarur.

    Ndryshe, në takimin e 195-të, të mbajtur të hënën, KPK ka zgjedhur edhe përbërjen e katër (4) komisioneve të përhershme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kryesues i Komisionit për Çështje Normative është zgjedhur Armend Zenelaj, ndërsa anëtarë të këtij komisioni prokurorët Bahri Hyseni dhe Ilir Morina,  kryesues i Komisionit për Administrimin e Prokurorive është zgjedhur Veton Shabani, ndërsa anëtarë të këtij komisioni Jovo Radoviq dhe Sevdije Morina.

    Kryesues i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel është zgjedhur prokurorja Ariana Shajkovci, ndërsa anëtarë të këtij komisioni prokurorët Gani Gecaj dhe Bedrije Alshiqi.

    Komisioni për Vlerësim të Performancës do të kryesohet nga prokurori Ardian Hajdaraj, ndërsa anëtarë të këtij komisioni janë zgjedhur prokurorët Agron Qalaj dhe Ali Sokoli, përderisa si anëtarë rezervë të këtij komisioni janë caktuar prokurorët Lulzim Sylejmani, Merita Binaj-Rugova dhe Agron Galani.

    Tutje, në këtë takim është shqyrtuar kërkesa e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, për vazhdimin e mandatit të udhëheqëses së Departamentit të Përgjithshëm dhe caktimin e udhëheqësit të Departamentit për të Mitur të kësaj prokurorie.

    KPK-ja vendosi që prokurores Jehona Grantolli, që është edhe anëtare e KPK-së, t’i vazhdohet mandati si udhëheqëse e Departamentit të Përgjithshëm, deri sa ka mandat edhe kryeprokurori i kësaj prokurorie, ndërsa rreth kërkesës së Munishit për caktimin e udhëheqësit të Departamentit për të Mitur, Këshilli vendosi që fillimisht që ta aprovoj kërkesën e Munishit për transferimin e prokurorit Fatmir Behrami nga Departamenti i Përgjithshëm në atë për të Mitur, e më pas vendosi që Behrami të jetë udhëheqës i këtij departamenti, të cilën pozitë do ta mbaj deri në shpalljen e konkursit të brendshëm për avancim të prokurorëve.

    KPK-ja po ashtu aprovoi kërkesën për vazhdimin e transferimit të përkohshëm të prokurorit Bogdan Spadier nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe prokurores Ardita Beqiraj, nga Prokuroria Themelore në Pejë, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, të dy këto vendime për transferim do ta kenë afatin një (1) vjeçar. /BetimipërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.