×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor arrijnë marrëveshje me ministrin Bytyqi për çështjen e bursave

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor kanë takuar sot ministrin në detyrë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqin.

    Në njoftimin për media nga Parlamenti Studentor, thuhet se në takim është biseduar rreth çështjes së bursave.

    “Pas shumë kërkesave në drejtim të Parlamentit Studentor për çështjen e bursave për mospërfshirjen e një numri të konsiderueshëm të fakulteteve ne si Parlament Studentor insistuam të takohemi me ministrin dhe t’i diskutojmë të gjitha mundësitë rreth kësaj çështjeje kaq delikate sepse janë në pyetje ajka e studentëve të UP “Hasan Prishtina”. Sot u mirëpritëm në takim nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Shyqiri Bytyqi. Tema e diskutimit ishte Bursat që ndahen nga MASHT-i për studentet e Universiteteve Publike”, thuhet në njoftim.

    Parlamenti Studentor bën të ditur se kanë arritur një marrëveshje me ministrin Bytyqin, sa i përket bursave.

    “Pas më shumë se 1 orë bisedimesh dhe insistimesh arritëm në përfundim të këtij vendimi të përbashkët: Ministri z.Shyqyri Bytyqi do t’i përcjellë vendimin sugjerues kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së z.Ujkan Bajra që Universiteti i Prishtines t’i kushtojë më shumë rëndësi dhe përparësi fakulteteve të cilat nuk janë të përfshira në vendimin e fundit të MASHT-it në mënyrë që të mos i mohohet e drejta e bursës asnjë studenti që i plotëson kriteret”, vijon njoftimi.

    Tutje në njoftim thuhet se, Parlamenti Studentor do të vazhdojë avokimin e çështjes, dhe do të mbajë të informuar studentët për të gjitha zhvillimet./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Sekiraqë. Atje, siç tha ai, është pritur nga qytetarë të shumtë...
    Lajme06 Janar 2025
    Një tjetër termet është regjistruar në Kosovë, rreth orës 20:33. Ky është termeti i 3-të brenda 24 orëve. Dridhjet e tokës u...
    Lajme06 Janar 2025
    I emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kanadasë, dy gra janë në pozicionin e parë për të zënë vendin e tij: Joly, Ministre e...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë së vendosur...
    Lajme06 Janar 2025
    Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjistruar ishte 2.5 shkallë të Rihterit me një thellësi 8 kilometrash....
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një situatë emergjente mjekësore ka ndodhur ditën e sotme në tragetin “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në...
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shfryer mllefin e tij edhe ndaj Rovenës. Ndër tjera ai është ndjerë edhe fajtor, duke e akuzuar Rovenën se ka...
    Sport06 Janar 2025
    Sulmuesi holandez Donyell Malen është shumë pranë transferimit te klubi i Premier League, Aston Villa. Sipas burimeve të besueshme nga "Voetbal International", lojtari...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.