×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Përfaqësuesit e industrisë së HORECAs diskutojnë mbi ndikimin e pandemisë në veprimtarinë e tyre

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Oda Amerikane e Kosovës ka bëtë të ditur se përfaqësuesit e industrisë së HORECAs kanë diskutuar mbi ndikimin e pandemisë në veprimtarinë e tyre.

    Njoftimi i plotë i Odës Amerikane:

    Përfaqësuesit e industrisë së HORECAs diskutojnë mbi ndikimin e pandemisë në veprimtarinë e tyre

    Prishtinë, 8 tetor 2020 – Bizneset që operojnë në industrinë HORECA, përkatësisht hotelet, restaurantet, dhe kafiteritë, kanë qenë dukshëm ndër më të prekurat nga ndikimi i pandemisë COVID-19 dhe vendimet përkatëse për parandalim të përhapjes së saj. Rënia e qarkullimit të të hyrave, si dhe rritja e pasigurisë së konsumatorëve në produktet dhe shërbimet e luksit që ofrohen nga ky sektor kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në këtë industri. Në forumin virtual të radhës të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, bashkë me përfaqësues të bizneseve që operojnë në këtë industri, u diskutua mbi implikimet që pandemia ka shkatuar për këto ndërmarrje.

    Erëmal Bajrami, menaxher i përgjithshëm në KFC Kosova, njëherit edhe kryesues i komitetit të Gastronomisë dhe Turizmit të Odës Amerikane, si dhe moderator i këtij forumi, theksoi se gjatë këtij viti industria e HORECA-s është ndikuar rëndë nga izolimi i detyrueshëm i shkaktuar nga pandemia COVID-19, i cili ka luajtur një rol mjaft të madh në rënien drastike në ekonomi, pasojat e së cilës do të ndjehen për vite me radhë.

    Shkumbin Muçolli, menaxher i përgjithshëm në Burger King Kosova, si dhe anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane potencoi se muajt e kaluar, respektivisht që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars, janë karakterizuar me rënie të qarkullimit të të hyrave në biznese dhe fatkeqësisht humbje të mëdha të vendeve të punës. Duke u ndërlidhur me masat e marra nga Qeveria, përfshirë këtu edhe Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike e cila akoma është në proces të miratimit, Muçolli tha se megjithëse kjo pako është vonuar, mbetet mjaft e rëndësishme për mbijetesën e bizneseve në vend. Ai gjithashtu potencoi rëndësinë që ka sektori i HORECAs, falë numrit të madh të punëtorëve që punëson, ndikimit në përmirësimin e imazhit të vendit, si dhe ndikimit të përgjithshëm si një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë, derisa tha se ndalimi veprimtarive të këtij sektori, do të thellojë tutje krizën që po përjetojmë, rrjedhimisht duke stagnuar zhvillimin ekonomik për vitet e ardhshme.

    Gani Mehmeti, kryeshef ekzekutiv në kompaninë Nartel, foli mbi vështirësitë me të cilat hoteli i tij po përballet gjatë kësaj kohe. Ai shprehu pakënaqësinë e tij rreth qasjes së shtetit ndaj sektorit të hotelerisë, ku theksoi se gjatë kësaj periudhe shumë biznese janë të detyruar që të largojnë punëtorët nga puna në pamundësi për të ofruar paga për të njëjtit. Sipas tij, një çështje tjetër që duhet adresuar si nga Qeveria por edhe nga publiku në tërësi, është mungesa e përfshirjes së përfaqësuesve të sektorëve më me ndikim në ekonominë e Kosovës gjatë draftimit të ligjeve që i afektojnë këta sektorë, pasi që të njëjtit do të mund të ofronin një pasqyrë më reale mbi sfidat dhe vështirësitë nëpër të cilat po kalojnë, dhe rrjedhimisht qasja ndaj problemeve të tyre do të ishte më gjithpërfshirëse.

    Bujan Stavileci, menaxher i shitjeve dhe marketingut në hotelin Four Points by Sheraton Prishtina City, theksoi se hoteleria si industri gërsheton brenda vetes edhe sektorë të tjerë siç janë gastronomia, argëtimi dhe organizimi i eventeve, prandaj implementimi i masave mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19 ka krijuar një sfidë të madhe brenda hotelit Four Points, i cili edhe ashtu është hapur në këtë periudhë të krizës. Sipas tij, pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në sigurinë e klientëve për shërbimet e luksit që ofrohen nga hoteleria. Stavileci theks të veçantë i dha disa boshllëqeve në masat e marra nga Qeveria ku tha se të njëjtat do duhej të personalizoheshin në bazë të specifikave të industrive, në mënyrë që implementimi i tyre të ishte më lehtë i zbatueshëm nga qytetarët që frekuentojnë hotelet në Kosovë, dhe bizneset në industrinë e HORECAs në përgjithësi.

    Sipas panelit të ftuar në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Qeveria duhet të rris mbështetjen përmes injektimit të fondeve dhe rishikim të masave të vendosura për këtë sektor, ndërsa kuvendi duhet të trajtojë me seriozitet projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, meqë çdo vonesë do të thotë humbje për ekonominë e vendit.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Sport08 Janar 2025
    Cristiano Ronaldo ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Al-Nassr dhe mund të negociojë me klube të tjera nëse...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Nëntë shtetas të huaj janë ndaluar gjatë kontrollit të një objekti hoteliere në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë. Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve...
    Lajme08 Janar 2025
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që t’ua vazhdojë edhe për nga dy muaj paraburgimin, vëllezërve Viqentijeviq të cilët u arrestuan...
    Vip08 Janar 2025
    Xuxi ka tentuar të sqarohet me Drilonin pasi spekuloi se i njëjti konsumon barna qetësuese. Ai i tregoi rastin e një shokut...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Grenlanda mund të bëhet e pavarur nëse banorët e saj dëshirojnë, por nuk do të bëhet një shtet i SHBA-së, tha të...
    Vip08 Janar 2025
    Shkaku i vdekjes së Liam Payne është konfirmuar në një hetim në Angli pasi ylli i One Direction ra nga ballkoni i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.