×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Përfaqësuesit e bizneseve u shprehën unanimisht, që e diela të jetë ditë pushimi, në Mitrovicë

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, dhe drejtorin e Inspeksionit, Fidan Ademi, sot kanë pritur në një takim përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në Mitrovicë, me të cilët është biseduar lidhur me vendimin e marrë nga Kuvendi Komunal për rikthimin e ditës së diel si ditë pune për bizneset në Mitrovicë.

    Fillimisht, kryetari Bahtiri ka falënderuar përfaqësuesit në fjalë për pjesëmarrjen në këtë takim, duke thënë se me vullnetin dhe kërkesat e tyre të njëpasnjëshme drejtuar komunës vitin e kaluar është vendosur që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë, me qëllim që të mbështetës pronarët dhe punëtorët e angazhuar në këto biznese, mirëpo partitë opozitare në Kuvendin Komunal kanë miratuar një vendim për rikthimin e ditës së diel si ditë pune për bizneset, ligjshmëria e të cilit vendim është konfirmuar edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

    “Siç e dini edhe ju, që nga ardhja ime si kryetar komune çdo herë kam mbështetur njerëzit e biznesit, dhe në bashkëpunim me ju, duke i marrë parasysh kërkesat tuaja të vazhdueshme, kemi marrë vendim që Komuna e Mitrovicës të funksionoj me rregulla evropiane ku dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjithë bizneset, me qëllimin e vetëm që punëtorët por edhe pronarët e bizneseve të kenë një ditë pushimi, ku mund të kalojnë kohën me familjet e tyre dhe të kenë një trajtim më të mirë”, tha kryetari Bahtiri.

    Po ashtu kryetari Bahtiri ka potencuar se mos respektimi i këtij vendimi nga ana e tij rezulton me shkelje ligjore gjë të cilën ai nuk e dëshiron, pasi që është i përkushtuar në respektimin e të gjitha ligjeve të Republikës së Kosovës, mirëpo ai tha se do të mundohet në mundësi tjera ligjore t’u ndihmoj njerëzve të biznesit të cilët janë pro që dita e diel të jetë prapë ditë pushimi. Prandaj kryetari Bahtiri theksoi se javën e ardhshme do të thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për shfuqizimin e këtij vendimi, dhe dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë, por nëse nuk arrihet kjo në Kuvend do të mblidhen nënshkrimet e të gjitha bizneseve që janë pro vendimit për dite e diel si ditë pushim përmes një peticioni të përbashkët.

    Ndërkaq njëri nga përfaqësuesit e bizneseve në Mitrovicë, në emër të të gjithë pranishmëve ka falënderuar kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin e mirë dhe përpjekjet e tij të pa reshtura për t’i ndihmuar biznesit në Mitrovicë, duke thënë se ky vendim që dita e diel të jetë ditë pushimi ka ardhur me iniciativën e 168 bizneseve, dhe se kjo nismë është në dobi të biznesit dhe të drejtave të punëtorëve, referuar edhe kërkesës nga një numër i konsiderueshëm i bizneseve mitrovicas që patën parashtruar që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset.

    Në fund të takimit, përfaqësuesit e bizneseve të pranishme u shprehen unanimisht që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë, dhe qyteti ynë të jetë shembull dhe model nëpër qytetet tjera për nga organizimi dhe funksionimi i mirë i tyre.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka kënduar Rovenës një këngë kushtuar tradhtisë. Ai i këndoi para fytyrës, ndërsa iu bashkuan edhe disa nga banorët tjerë,...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, këtë të premte kanë vënë në shënjestër Rovenën. Ata e akuzonin se Rovena nuk...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.