×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane vizitojnë Preshevën, Ardita Sinani i njoftoi për shtypjet që iu bëhen shqiptarëve nga Serbia

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se dje, ka pritur në vizitë stafin e Ambasadës Amerikane.

    Gjatë kësaj vizite në Preshevë, Sinani thotë me zyrtarët amerikanë kanë diskutuar për çështje tepër të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët atje.

    ‘Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sinani.

    Sipas saj, fokur i veçantë iu kushtua shërbimi i detyrueshëm ushtarak, pasivizimi i adresave si dhe mospranimi i diplomave të Kosovës.

    “Këto janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të të rinjve tanë. Ndërkohë, diskutuam edhe për çështje të tjera kritike si: Mungesa e librave shqip, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, rekonstruimin të Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013 dhe mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë”, ka njoftuar kryetarja e Preshevës.

    Ajo thotë se ka marrë zotime nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane për zgjidhjen e këtyre problemeve. “Treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë” , ka shkruar kryetarja Ardita Sinani.

     

     

     

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që...
    Lajme09 Tetor 2024
    Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër....
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se Qeveria është e obliguar të trajtoj vlerën e...
    Të tjera
    Ekonomi09 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën që t’i rris pensionet për 20%. Pas këtij vendimi janë shprehur të pakënaqur përfaqësuesit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Oda e Minierave të Kosovës do ta mbajë sot Forumin e Minierave në Kosovë. Kjo njëherësh është hera e parë që organizohet...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Sigurisë së...
    Sport08 Tetor 2024
    Lituania do të pres Kosovën më 12 tetor në Kaunas, ku në kampion e tyre janë të bindur se ndaj “Dardanëve” do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.