Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, në seancën publike që po mbahet nga Gjykata Kushtetuese, ka thënë se partia e tij ka konsideruar se ligjshmëria e votës së deputetit Etem Arifi për votimin e qeverisë ka marrë fund sapo është marrë vendimi i prerë nga gjykata për dënim të një ose më shumë vitesh të deputetit.
Ai ka thënë tutje se LVV, nga rrethanat e krijuara, e ka paraparë anti-kushtetuese mandatin e deputetit nga radhët e pakicave.
“Ne konsiderojmë që kemi godit një vendim të caktum që e ka votuar z. Arifi. Ne nuk kemi ditur fillimisht se cilat vendime ose në çfarë seanca ka marrë pjesë më herët z. Etem Arifi. Për neve ka qenë me rendësi krijimi i Qeverisë, sepse aty krijohet integriteti etiko-moral i Kuvendi. Mbi bazën e ksaj kemi ardhë në vendimin që mandati i deputetit ka ardhë në përfundim”, ka deklaruar në seancë Sallahu.
Tutje ai ka thënë se vota përcaktuese për formimin e Qeverisë Hoti duhet të kihet parasysh, e jo votat e tjera të deputetit nga radhët e Partisë së Ashkalive për Integrim.
“Nuk e di nëse ka pasur votime të mëhershme z. Arifi, megjithatë vota e tij me gjasë nuk ka qenë përcaktuese në themelimin e Qeverisë”, ka shtuar ai.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/462383918058314/