×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësuesi i PDK në KQZ: Po tentohet vjedhja e të dhënave personale të Diasporës

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e PDK, Arianit Elshani, ka ftuar qytetarët e Kosovës në diasporë që të bëjnë kujdes dhe të regjistrohen për votim vetëm përmes faqes zyrtare të KQZ.

     

    Ai i ka ftuar diasporën që mos të bien pre e mashtrimeve të dy faqeve online që sot janë lansuar nga persona ende të panjohur e që kanë për qëllim vjedhjen e të dhënave personale.

     

    Ai tha se KQZ si institucion ka kërkuar nga Policia e Kosovës të hetojë dhe të sjell para drejtësisë keqbërësit që po synojnë manipulimin e votuesve në diasporë.

     

    Deklarata e plotë e Arianit Elshanit:

     

    Sot gjatë ditës si përfaqësues i PDK-së në KQZ jam njoftuar për dy aplikacione për votimin nga jashtë, që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale. Këto dy aplikacione, as nuk janë zyrtare e as nuk janë të mbështetura nga KQZ.

     

    Prandaj edhe kemi reaguar si KQZ duke ftuar policinë për të identifikuar dhe ndalur keqpërdorimin që mund të bëhet me të drejtën e votës së bashkëatdhetarëve tanë. Po tentohet vjedhja e të dhënave personale që mbrohen me ligjet e Kosovës dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.

     

    Ky aplikacion rrezikon integritetin e çdo vote dhe çdo të dhëne personale të qytetarëve që jetojnë jashtë vendi, e që mund të bien pre e keqpërdorimit nga tendencat e këqija politike duke ndryshuar vullnetin e diasporës.

     

    Ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të keqpërdorimit dhe abuzimit që i’u është bërë votës nga jashtë në zgjedhjet e 2017 dhe 2019, prandaj ftoj diasporën tonë të përdorin vetëm formularin zyrtar të KQZ-se dhe linkun zyrtar për aplikim dhe mbështes organet e drejtësisë dhe sigurisë që të hetojnë deri në fund se kush qëndron prapa këtyre aplikacioneve që mund të abuzojnë votën e diasporës.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.