Një grua shtatzënë në Ferizaj, natën e kaluar pas orës policore ishte dashur të shkonte për kontroll tek mjeku.
Mirëpo pas kthimit nga kontrolli e mjekut, në orë 21:30 vetura e cila drejtohej nga bashkëshorti i saj, e në të cilën ndodhej edhe vajza e tyre 3 vjeçare është ndalur nga policia.
Pas kontrollimit të dokumenteve nga ana e zyrtarëve policor, kishte ndodhur rezistencë nga ana e qytetarit. E pas këtij momenti policia kishte reaguar duke përdorur gaz lotsjellës.
Siç flasin nga stafi shëndetësor, gruaja ishte kthyer në ora 22:20 sërish në spital për të kërkuar ndihëm meqë gazi lotsjellës i kishte ndikuar edhe asaj dhe vajzës së vogël.
Ata tregojnë se ishin tmerruar nga pamja e gruas shtatzënë.
Për këtë rast IndeksOnline ka pyetur në Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, deklaroi për IndeksOnline, se informatat e para që kanë është se polici pas rezistencës së qytetarit ka përdorur jashtë veturës gazin lotsjellës.
“Ne jemi te njoftuar për këtë rast, policia e kanë ndaluar një veturë natën e mbrëmshme në ora 21:30. Gjatë kontrollimit të dokumenteve personi nuk i zbatuar urdhëruat e policisë, ndaj tij është bërë një flet paraqitje, është shqiptuar një tiket. Ai nuk ka qenë bashkëpunues dhe i ka penguar policitë në mënyrë aktive. Ndaj tij policia ka përdorur jashtë veturës gazin lotsjellës”, tha Gashi.
Ai theksoi se tashmë për këtë rast kanë njoftuar Inspektoratin Policor dhe se janë në mbledhje të të gjeturave.
“ Ne e kemi informuar inspektoratin policor dhe jemi duke mbledhur informata dhe të gjetura ku më tutje do të veprohet në bazë të gjeturave se a ka pasur tejkalim”, tha Gashi.