×
  • Lajme
  • Lajme

    Përdorimi i çajrave për dobësim, nutricionistja: Po merren pa recetë të mjekut, kanë efekte anësore

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Nutricionistja, Albulena Ilazi ka treguar për efektin negativ të përdorimit të çajrave dhe sumplimenteve mjekësore për dopësim.

    Ilazi tha se sipas saj këto produkte po blehen pa recetë të mjekut.

    “Trupi i njeriut prej embrionit gradualisht formohet dhe funksioni i organeve dhe çdo gjë bëhet gradualisht, ku rritet edhe funksioni i hormoneve. Çdo ndikim që ne e bëjmë në trupin tonë në mënyrë të shpejtë është efekt i dëmshëm, sikurse edhe çajrat për dobësim, normalisht që kanë efekt të dëmshëm për organizëm sepse është efekt i shpejtë për dobësim, por jo edhe i mirë për shëndetin”, tha ajo.

    Sa i përket gjendjes së çajrave dhe medikamenteve mjekësore në faqet online të porositjes, Ilazi thekson se nuk ka siguri në cilësi dhe nuk mund të ketë efekt të njëjtë për të gjithë.

    “ Në momentin që shitet online nuk ka kontrollë dhe siguri, aty nuk e dimë se si është përgaditur ajo tretësirë, ka filozofi shum të madhe lansimi në treg i një produkti, duhet të kemi parasysh aditivin që i shton atij produkti që mos me qenë i dëmshëm për organizmin, dhe me pasur parasysh se kujt po ja shesim, sepse jo të gjithë mundet me qenë efekti i njëjtë”, potencon nutricionistja per Blic.

    “Janë produkte dhe suplimente që çajrat për dobësim merren pa recetë të mjekut, ato gjinden në market e barnatore, por asnjëherë nuk ndodh një mjek të propozojë një produkt që ka efekt laksativ dhe dioritik të cilat janë dy ndikime në funksion të organizmit që janë të dëmshme edhe për funksionin e sistemit dixhitiv edhe për përgjithësi të organizmit. Kryesisht merren pa recetë të mjekut”, tha tutje Ilazi.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet janë përfshirë në një rrahje. Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër...
    Lajme08 Shtator 2024
    Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nis një operacion të Kërkim- Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna. Për Klankosova.tv...
    Lajme08 Shtator 2024
    Njohësit e çështjeve ekonomike po e vlerësojnë të pamjaftueshme rritjen ekonomike prej 3.9 për qind për këtë vit, sipas parashikimeve të Bankës...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Në Kosovë të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperatura minimale do të jetë nga 14 gradë Celsius deri...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh i kënaqur pas triumfit të ekipit të tij ndaj Ukrainës, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën...
    Vip07 Shtator 2024
    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Ukrainës me rezultat 2:1, Ardian Ismajli, autori i golit të barazimit, ka dhënë një deklaratë...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.