Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili ishte përdorur një pistoletë të plastikës, sa për të frikësuar një person, raporton Front Online.
“Rr. Isa Olluri, Lipjan 05.10.2020 – 13:35. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Sipas të dyshuarit, ai kishte përdorur një pistoletë të plastikës, sa për të frikësuar viktimën mashkull kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, është thënë nga policia./Front Online/