Liverpool ka marrë një fitore të madhe në udhëtim duke e mposhtur Manchester Unitedin në “Old Trafford” me rezultat 2:4, megjithatë një episod aspak i mirë e ka përcjellë skuadrën në fundin e ndeshjes.
Teksa skuadra ndihej e lumtur dhe festonte kjo nuk u vërejte te Sadio Mane i cili nuk i ka zgjatur dorën Jurgen Kloppit.
Tekniku gjerman pas sfidës në një prononcim për mikrofonat e “SKY Sports” ka deklaruar: “Dje mora një vendim në momentet e fundit për të aktivizuar Diogo Jota dhe zakonisht djemtë janë mësuar që t’ia shpjegoj vendimet dhe Mane reagoi kështu”, ka thënë Klopp.