×
  • Lajme
  • Lajme

    Përçahet koalicioni i Kurtit në Maqedoni të Veriut!

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Koalicioni shqiptar në Maqedoni të Verit, aso kohe opozitar, VLEN që u formua me ndihmën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti si duket po përçahet pas vetëm 1 viti që u themelua.

    Këtë e kanë bërë të ditur sot krerët e partive të këtij koalicioni me deklaratat publike që i kanë dhënë!

    Së pari kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD-pjesë e koalicionit VLEN) Izet Mexhiti tha se është vetëm Arben Taravari (kryetari i ASH-së pjesë e koalicionit VLEN) që dëshiron të bashkëpunojë me BDI-në dhe se në këtë formë ai nuk mund të jetë më pjesë e VLEN-it.

    Pas disa orësh, në një paraqitje publike, Arben Tarvari tha se partia e tij nuk ka marr ftesë dhe as që është njoftuar se partitë tjera (LD, BESA, ALTERNATIVA dhe VV Maqedoni) do të shkrihen në një subjekt politik, duke u uruar suksese dhe duke njoftuar gjithashtu se partia e tij, pra ASH-ja nuk do të jetë më pjesë e këtij koalicioni.

    Mediat në Maqedoni të Veriut shkruajnë për një takim që pritet të mbahet këtë të premte në Prishtinë ku thuhet se partitë tjera përveç ASH-së së Taravarit, do të shkrihen në një subjekt politik të quajtuar VLEN dhe se kryetar i kësaj partie do të jetë kreu aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami!

    Siç mëson Gazeta Express në Maqedoni, përçarjet kanë filluar që kur ka nis “pazari” i ndarjes së komunave, meqë zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut do të mbahen në tetor të këtij viti.

    Sipas informacioneve, Arben Taravari ka kërkuar më shumë komuna pasi që ka pretenduar se ka edhe subjektin më të madh politik dhe më të etabluar me shtrirje nacionale, ndërsa partitë tjera me shtrirje më të vogël nëpër disa qytete. Por kjo është refuzuar nga liderët tjerë të VLEN-it dhe mesa duket, atë nuk ia plotësoi VLEN-i, do të ia plotësoj BDI-ja e Ali Ahmetit pasi që sipas informacioneve të Gazetës Express, tani më është arritur një marrëveshje mes BDI-së dhe ASH-së së Arben Taravarit që të ndihmojnë njëra tjetrën në disa komuna.

    Sipas llogaritjeve, një bashkëpunim i mundshëm i Taravarit dhe Ahmeti (BDI-së dhe Frontit Evropian) do të bënte që shumica e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut të bien në duar të tyre!

    Por mbetet të shihet nëse deri në zgjedhje do të ketë lëvizje tjera të subjekteve dhe individëve pasi ende nuk dihet se si do të reagojnë partitë tjera në Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit për bashkëpunimin e mundshëm me Taravarin./GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Prill 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i informojë ministrat...
    Lajme11 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar sot heroin Agim Ramadani me rastin e përvjetorit të 26-të të rënies së tij në...
    Lajme11 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke thënë se nëse ky vendim do të ishte i gjykatave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, u shpreh se gratë dhe vajzat kanë qenë mbështetëse të palëkundura për vendimin,...
    Lajme11 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet lokalisht të ketë reshje...
    Lajme11 Prill 2025
    Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me sekuestrimin e disa pasurive të tij. “Kushtetuesja” ka shfuqizuar vendimet...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka kërkuar reflektim të thellë dhe përgjegjësi nga strukturat...
    Lajme11 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.