×
  • Lajme
  • Lajme

    Përbuzja e Ushtrisë/ Mbrojtësit e shtetit me paga “hajgare”, punojnë edhe në sektorin privat për ta mbajtur familjen

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Pagat e ulëta e të pamjaftueshme për t’i përmbyllur shpenzimet mujore familjare ka bërë që shumë pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës të angazhohen edhe në punë dytësore, kryesisht pas orarit të punës në institucionin shtetëror, apo gjatë vikendeve.

    Njejtë kishte vepruar edhe eprori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, i cili ditë më parë (të shtunën) humbi jetën tragjikisht derisa ishte duke punuar në një objekt banesor në Prishtinë, me ç’rast ra nga kati i dhjetë i atij objekti.

    Vdekja e Musliut ka ngjalluar reagime të shumta në Kosovë, duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës për paga të ulëta dhe mos ofrimin e sigurisë në vendin e punës.

    Ish-kolonelët në pension nga radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kritikuar ekzekutivin e vendit për mos ofrimin e një page dinjitoze për ushtarët e FSK-së.

    Përndryshe, shteti kishte dështuar muajt e fundit që pjesëtarët e FSK-së t’i furnizojë edhe me ushqim cilësor.

    Afrim Veseli: Pagat në FSK janë të pamjaftueshme për t’i mbajtur familjet

    Koloneli në pension i FSK-së, Afrim Veseli në një prononcim për “Front Online” ka vlerësuar se pagat e pjesëtarëve të FSK-së janë të pamjaftueshme.

    Sipas tij, kërkesat për rritjen e pagave për këtë kategori të rëndësishme për vendin, kanë shkuar në vesh të shurdhër.

    “Pagat e pjesëtarëve të FSK nuk mjaftojnë për një mbijetesë normale. Kërkesat për rritjen e pagës kanë shkuar në vesh të shurdhur.  Pagat e pjesëtarëve të FSK, sidomos ato të nënoficerëve nuk mjaftojë as për dy javë tek një familje katër anëtarësh”, ka deklaruar Veseli.

    Ish-koloneli i FSK-së: Pjesëtarët e Ushtrisë mos të detyrohen të punojnë në ndërtimtari, të mirren masa nga shteti

    Hysen Gecaj, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë për “Front Online” se pjesëtarët e FSK nuk duhet të detyrohen të punojnë në ndërtimtari.

    “Pjesëtarët e FSK-së me ligj e kanë të lejuar që pas pensionimit të punojnë në një punë tjetër, mirë po kjo nuk nënkupton se ata mund të punojnë çfarë do pune, por një punë të dinjitetshme. Qeveria duhet marr masa që mos të vijmë në situata të tilla. Pjesëtarët nuk duhet të detyrohet të punoj këso pune”, ka deklaruar Gecaj.

    Gecaj vlerëson se pagat aktuale të pjesëtarëve të FSK-së, nuk janë të mjaftueshme.

    Ai thotë se shteti duhet t’i garantoj ushtarëve një punë tjetër, që t’i sigurojnë familjeve mirëqenien.

    “Ajo pagë që dikur ka qenë e dinjitetshme, tani nuk është e mjaftueshme sepse ka krizë ekonomike. Pjesëtari i FSK-së ka një obligim tjetër nga qytetari dhe shteti duhet t’ua garantoj një punë tjetër, të mos mendoj pjesëtari i FSK-së për familjen se në çfarë kushte i ka lënë familjen, por që ajo pagë të ia siguroj familjes mirëqenien”, u shpreh Gecaj për “Front Online”.

    Qeveria e Kosovës, më 1 shkurt të 2023-tes pati caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik në 105 euro.

    Sipas vlerës së koeficientit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për 19 pozitat sa janë gjithsej, shtatë prej tyre do të paguhen më shumë se 1 mijë euro, ndërsa 12 pozita të tjera do të jenë nën 1 mijë euro.

    Paga më e lartë në FSK është akltualisht e komandantit të saj, e cila arrinë në 1,650 euro e ka koeficientin 15. Gjeneral-lejtënanti  e pagën mujore rreth 1600 euro.

    Ndërsa gjeneralmajori të paguhet 1540 euro, etj.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë. Siç thotë një...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Draftit të BE-së për Asociacionin...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Me ftesë të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtuesit e sistemit gjyqësor, sistemit prokurorial si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar nga Zyra e BE-së,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, të kryesuar nga zëvendëskryetarja, Arta Baralija, u shqyrtua buxheti i Zyrës Kombëtare të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Republikanët kanë siguruar një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, duke shtrirë kontrollin e tyre në dhomën e ulët dhe duke...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim që Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësit të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Burbuqe Hanës Kryeshefe Ekzkeutive e Telekomit, Feim Kelmendit, drejtori i Financave dhe Hajrije Mustafa – Hykolli, i është bërë një kallëzim penal...
    Artikull i Sponsoruar14 Nëntor 2024
    Luxemburgu, një vend i vogël por i mbushur me histori dhe kulturë, është një nga destinacionet më tërheqëse në Evropë. PrishtinaTicket, çdo të...
    Vip14 Nëntor 2024
    Kevini e ka siguruar Anën që nuk del të premten. Ai i tha asaj që do të bëj të pamundurën që e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.