×
  • Sport
  • Sport

    Përballje fantastike në Pejë, triumfojnë mitrovicasit

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Trepça ka mundur në udhëtim Pejën me rezultat 87:93 (20:28, 33:23, 25:18, 9:24), në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por në fund të çerekut të parë mysafirët shkëputen duke e përmbyllur këtë pjesë me rezultat 20:28. Verdhezinjtë nuk dorëzohen dhe nga minus dhjetë pikë (22:32), duke kaluar në epërsi 35:34, dhe më pas do të zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 53:51, përcjell FrontOnline.

    Lojë interesante u zhvillua edhe në periudhën e tretë, që ishte e barabartë, por në fund të kësaj pjese, shkëputet Peja që arrin epërsinë më të lartë deri në ato momente 78:69, që ishte rezultati pas 30 minutash lojë. Ndeshje me rikthime u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, kur pas epërsisë së Pejës 80:72, mysafirët hyjnë në një seri të jashtëzakonshme, për të kaluar në epërsi 80:90.

    Ata ruajtën epërsinë dhe triumfuan 87:93.
    Te Peja i jashtëzakonshëm ishte Tyron White me 32 pikë, 13 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Trepça u dallua Taurus Cockfield me 25 pikë.

    Peja ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Trepça mbetet lidere me nëntë fitore dhe dy humbje./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport24 Tetor 2024
    Padyshim është një nga “strategët” më të mirë në historinë e sportit të futbollit, pavarësisht se ndarjet asnjëherë nuk i ka pasur...
    Sport24 Tetor 2024
    Nënte ndeshje tejet të zjarrta u zhvilluan sonte në Champions League. Vëmendje e veçantë ju kushtua përballjes Barcelona – Bayern Munchen, që...
    Sport23 Tetor 2024
    Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Bayern Munich me rezultat 4-1 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së ligës...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për FrontOnline, e konsideron të dështuar udhëheqjen e diplomacisë kosovare gjatë mandatit qeverisës të Qeverisë Kurti, e...
    Lajme24 Tetor 2024
    Në stacionin e policisë kufitare në Bërnjak, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një të dyshuar për shkak se...
    Lajme24 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje në Ferizaj. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të maskuar,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetarja e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen  sot në Tiranë do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Zyrtarja e lartë...
    Kronika24 Tetor 2024
    Një person dyshohet se është qëlluar me thikë nga një i dyshuar në Viti. Sipas raportit policor, viktima është dërguar për trajtim...
    Kronika24 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dhe një grua janë rrahur mes vete. Të njëjtit kanë refuzuar trajtimin mjekësor dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.