Prej disa kohësh përflitet që Beatrix Ramosaj do jetë pjesë e “Dance with me”, formatit rival të “Dancing with the stars” i cili do jetë nën drejtimin e Bora Zemanit dhe pjesëmarrjen e Donald Veshajt.
U përfol gjerë e gjatë se kjo do jetë një lloj “rivalizimi” dhe “hakmarrje” televizive.
Mundësinë që Beatrix të jetë pjesë e programit, e përmendi edhe dje prezantuesja Alketa Vejsiu.
Por, përkundër takimeve, duket të mos ketë pasur dakordësi.
Beatrix ka mohuar pjesëmarrjen në këtë format.
Në një postim në Instagram është shprehur:
“Për dashamirësit e mi. Falemnderit që vazhdoni dhe shprehni dëshirën çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive por ne do shihemi në forma tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Ju dua”.
E rëndësishme që muzikë të mirë nga Trixa do ketë tutje. /Prive.al