Kryetarja e Odës së Infermierëve, Nexhmije Gori, është deklaruar për Front Online lidhur me vonesën e ekzekutimit të pagave të zyrtarëve publikë.
Kryetarja e Odës së Infermierëve, Nexhmije Gori, ka kërkuar një zgjidhje për vonesat në pagat e punonjësve shëndetësorë.
Ajo thekson se këto vonesa dëmtojnë motivimin dhe mirëqenien e infermierëve dhe mamive, duke prekur gjithashtu familjet e tyre.
“Vonesat ndikojnë në kujdesin dhe standardet e jetesës,” ka deklaruar Gori, duke apeluar për veprime të shpejta nga autoritetet për të siguruar pagesa të rregullta dhe kushte më të mira pune për profesionistët shëndetësorë, që kontribuojnë çdo ditë në shëndetin e shoqërisë.
“Duke pasur parasysh gjendjen jo te mire financiare te punonjësve shëndetësore, përkatësisht infermiereve, mamive dhe profesionisteve tjerë shëndetësore, çdo dite vonese e pagave ndikon negativisht jo vetëm ne motivin e tyre për pune por edhe ne kualitetin e jetës se tyre. Shumica nga ta janë familjare dhe vonesa ne pagesa ndikon edhe ne kujdesin dhe ofrimin e kushteve optimale ne jete, për ta dhe familjaret e tyre”, tha Gori për Front Online.