Bayern Munichu e ka siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në elitën e futbollit gjerman.
Për vitin e nëntë me radhë, klubi bavarez është shpallur kampion në Bundesliga, shkruan FrontOnline.
Kjo vie pas humbjes së RB Leipzigut nga Borussia Dortmundi.
Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të edicionit, skuadra e Hansi Flickut është shpallur kmapion.
Vlen të ceket se gjatë këtij dominimi nëntë-vjeçar të Bayern Munichut në Bundesliga, vetëm pesë futbollistë aktualisht mbrojnë ngjyrat e bavarezëve.
Bëhet fjalë për Mauel Neuer, David Alaba, Jerome Boateng, Javi Martinez dhe Thomas Muller./FrontOnline/