Në nëntor është shënuar një rritje e rasteve me koronavirus në tërë vendin.
Përjashtim këtu nuk bën as komuna e Prishtinës, shkruan Front Online.
Në kryeqytet prej 1 deri me 22 nëntor janë shënuar gjithsej 6462 raste të reja me koronavirus.
Prishtina është njëra nga 18 komunat që bëjnë pjesë në zonën e kuqe, ku rreziku i infektimit me virus është i lartë.