Gjatë nëntë mujori të parë të këtij viti Institucionet e Kosovës kanë shpenzuar 143 milionë euro për trajtimin e pandemisë COVID-19, raporton “Front Online”.
Në bazë të dokumenteve të siguruara shihet se nga kjo shumë deri më tash 22 milionë euro janë shpenzuar ne emër të pagave dhe shtesave, 10,4 milionë euro janë shpenzuar për mallra dhe shërbime, 132 mijë euro janë shpenzuar për shërbime komunale, si dhe 110 milionë euro tjera janë shpenzuar si subvencione dhe transfere, raporton “Front Online”.
Gjithnjë bazuar në të dhënat zyrtare të ministrisë së Financave të siguruara nga “Front Online” shihet se deri më tash pagesat e bëra për Covid-19 me kodin ‘00099”, ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar 7,9 milionë euro, Ministria e Punës 34 milionë euro Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit 75 milionë euro, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës 7,4 milionë euro..etj
/ Front Online /