Istogu e ka pësuar një humbje tjetër sot nga Dukagjini në kuadër të Ligës së Parë në futbollin kosovar.
Ndeshja e sotme në Klinë i takoi Dukagjinti me rezultat 1:0, shkruan FrontOnline.
Klubi i Istogut ka reaguar pas ndeshjes në rrjetet sociale, duke akuzuar gjyqtarin Tefik Malokun për akordimin e penalltisë.
Postimi i plotë i klubit istogas në “Facebook”:
“Gjyqtari kontraverz Tefik Maloku në minutën e ’75 akordon penallti dashurie për Dukagjinin. Shikojeni edhe ju momentin e penalltisë, penallti shumë shumë e dyshimtë, por shumë e vlefshme për Dukagjinin, pasi kjo penallti edhe i’a fitoi ndeshjen“./FrontOnline/
https://www.facebook.com/FCISTOGU/posts/4342295215798837?__cft__[0]=AZUBI5FVv82R2iKs5hlLqLFydyxtkW5VYeOk61pSDMkA03hCD5PisAW4BbHJjn1CmfltLT8f5JxRRdutN91odmONPxuyu6HB-lKSa4M55-lL5TZ7zJhADkGhHOuczcS5wjrDOQf4WlNq0s9ZpQg02nErz2vZd28DsBBOH2LnuiseoA&__tn__=%2CO%2CP-R