
Pritjet dhe kolonat nëpër pikat kufitare të Kosovës, duket se kanë rënë në krahasim me ditët e kaluara, mirëpo, ka të atilla që shkojnë deri në dy orë.
Për dallim nga fundjava, kur këto pritje ishin deri në gjashtë orë në disa prej pikë-kalimeve, sot ky numër ka rënë, raporton Front Online.
Pika kufitare në Merdare vazhdon të mbetet njëra dnër pikë kalimet ku pritjet për të dalë nga vendi shkojnë deri në 2 orë, ndërsa radha e mjeteve apo kolona arrin deri në 400 metra.
Kurse, pritjet për të hyrë nga ky pikë kalim, arrijnë nga 10 deri në 15 minuta.
Në pikë kalimin Dheu i Bardhë, kolona e mjeteve për të dalë nga vendi është e gjatë 200 metra, ndërkohë që pritjet shkojnë deri në 30 minuta.
Ndryshe është me hyrjet sepse nuk ka kolona të veturave dhe pritjet shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.
Pikat tjera të kalimit kufitar, pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta për të dalë, ndërsa për të hyrë deri në 5 minuta.
Këto të dhëna janë publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pas orës 11:10. /Front Online/