×
  • Sport
  • Sport

    Për shtatë vjet në PSG s’e fitoi asnjë trofe ndërkombëtar, për katër muaj te Reali i fitoi dy

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2024

    Fakte të përmbledhura të Kylian Mbappé që nga bashkimi me Real Madridin: Dy finale, dy gola, dy trofe.

    Ylli francez ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm me “Los Blancos”, duke treguar talentin e tij dhe dhënë maksimumin në momentet më vendimtare.

    Nga golat vendimtarë në finale deri te udhëheqja e ekipit drejt trofeve, ai vazhdon të dëshmojë pse është një nga më të mirët në botë. Një rekord i përsosur deri tani.

    Kylian Mbappé zbarkoi te Real Madridi për netë si e mbrëmshmja në Doha.

    Ndoshta me shpresën për të fituar trofe më të mëdhenj, por me sigurinë se donte të kishte këto lloj mundësish për të treguar gjithë potencialin e tij.

    Synimet e tij janë për maja edhe më të larta, por fillimi me një paraqitje të tillë është një mënyrë e shkëlqyer për të rifituar besimin në vetvete, diçka që dukej se i mungonte që nga sezoni i kaluar.

    Dhe, në një koincidencë interesante, francezi shënoi golin e tij të dytë në finalen e dytë për Real Madridin në të njëjtin stadium ku i iku ëndrra e tij, pavarësisht se kishte realizuar 4 gola në finalen e Botërorit 2022 (2 gjatë lojës dhe 2 me penallti).

    Të shkelte në fushën e “Lusail” ishte një ndjesi e veçantë. Ai i kontrolloi emocionet për të realizuar golin që i dha avantazhin 1-0 Real Madridit kundër Pachuca, përcjell noa.

    Aksioni nisi nga një driblim brilant i Vinicius, i cili kaloi mbrojtësin Moreno me një lëvizje të ngjashme me ato që Mbappé i ka bërë vetë Courtois në të kaluarën, për ta pasuar më pas topin te francezi, që e dërgoi në rrjetë pa vështirësi.

    Dy finale të Mbappé me Real Madridin… dhe dy gola. Por ka më shumë: Mbappé është i vetmi lojtar që ka shënuar në të gjitha kompeticionet që ka luajtur me Real Madridin (Superkupa e Europës, La Liga, Champions League dhe Kupa Interkontinentale). Unik në llojin e tij.

    Mbappé, gjithashtu, ka arritur në kuotën e 13 golave këtë sezon, njësoj si Vinicius. Ky barazim mes dy lojtarëve tregon një sinergji gjithnjë e më të madhe mes tyre në fushë.

    Një tjetër gol i krijuar nga ‘BMV’ (Bellingham, Mbappé, Vinicius) tregoi edhe një herë potencialin e kësaj tresheje të frikshme.

    Shifrat e Mbappé janë mbresëlënëse: 8 gola në 7 finalet e fundit që ka luajtur mes klubit dhe kombëtares.

    Në ‘Lusail’, ai ka shënuar tashmë 5 gola; një mbrëmë dhe 4 të tjerë në finalen epike kundër Argjentinës së Lionel Messit më 2022.

    Nga Rubrika
    Sport10 Mars 2025
    Hendbollisti i kombëtares së Kosovës në hendboll, Egzon Gjuka mendon se dueli me Ukrainën është sfida më e madhe e Dardanëve. Kosova...
    Sport10 Mars 2025
    Të shtunën e 8 marsit në Terrnoc të Bujanocit  është mbajtur turneu tradicional i boksit ku morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria,...
    Sport10 Mars 2025
    Declan Rice ishte heroi i ndeshjes për Arsenalin ndaj Manchester Unitedit. Mesfushori anglez, shënoi golin e barazimit në minutën e 74-të të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Platforma e mediave sociale X u bllokua për gati 12,000 përdorues të hënën dhe pronari i saj Elon Musk tha se ndërprerja...
    Lajme10 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje,...
    Lajme10 Mars 2025
    Pas takimit pesë orësh lidhur me pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me...
    Lajme10 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Siç njofton zyra e kryeministrit takimi do të...
    Bota/Rajoni10 Mars 2025
    Në Tiranë, Rrjeti BIRN dhe Qendra SCIDEV sapo kanë publikuar Raportin Vjetor 2024 mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, ku...
    Lajme10 Mars 2025
    “Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion dhe agresion ndaj serbëve në Kosovë”. Kështu ka deklaruar deputetja serbe, Rada Trajkoviq, e cila e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.