×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Për Shqipërinë 2030 në BE”, PS çel fushatën elektorale nga sheshi “Skënderbej

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Partia Socialiste në Shqipëri hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

    Me një skenë ku në qendër ishin 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE-së, eventi elektoral nisi me prezantimin e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe, shoqëruar me performancën me këngë e valle tradicionale

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, u shpreh sot se “kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar drejt bashkimit me Evropën”, raporton atsh

    Në fjalën e mbajtur në çelje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se “për përfaqësuesit e popullit socialist dhe progresist të Shqipërisë nis e përpjeta e fundit drejt Evropës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj”.

     

    Kryeministri shqiptar theksoi se “përpara nesh është vetëm një datë, 11 maji, e afërt sa 30 mëngjese dhe pas saj është vetëm 1 mandat, i gjatë sa 4 vjet, për ta fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Evropën”.

    Ai u shpreh se “sot na ka zgjedhur ne fati për t’i dhënë shtysën e fundit gurit të pavarësisë, lirisë, barazisë para ligjit duke mos e lënë më të rrokulliset teposhtë si guri i Sizifit, por duke e vendosur njëherë e mirë në këndin e ndërtesës evropiane, aty ku së bashku do të ngjisim edhe flamurin më të bukur në botë”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Dy persona janë vrarë në të shtënat e sotme në Universitetin Shtetëror të Floridës (UShF), ka thënë Shefi i Policisë së UShF-së,...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. Në njoftim thuhet se në mesin e të plagosurve...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Mbrëmjen e së enjtes, në zonën Lundër të Tiranës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas burimeve të A2, janë plagosur...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.