Telekomi i Kosovës që udhëheqet nga Burbuqe Hana e VV`së, ka marrë një gjobë së fundmi prej 2 mije eurosh nga Inspektorati i Punës.
Ky dënim vjen pasi që Kushtrim Vrajolli zyrtar i Telekomit kishte bërë ankesë në Inspektorat për shkak të një vendimi ndaj tij nga zyrtarë të lartë të Telekomit.
Periskopi ka siguruar vendimin e Inspektoratit të Punës e ku Telekomi i Burbuqe Hanës është gjobitur me 2 mijë euro për këtë rast.
Ky nuk është rasti i vetëm që Telekomi për shkak të vendimeve të Hanes gjobitet nga ky institucion.
Vetëm në vitin 2023 për shkak të vendimeve të jashtëligjshme të Burbuqe Hanës Telekomi ishte gjobitur me 43 mijë euro bazuar në gjetjet e raportit të Auditimit.
Ndaj kryeshefes ekekzutive të Telekomit të Kosovës tashmë janë deponuar disa kallëzime penale në policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.