Jennifer Coolidge, aktorja amerikane e njohur më së shumti për rolin e saj si Janine Stifler në filmin “American Pie” në vitin 1999, tha se roli kishte një ndikim të madh në jetën e saj seksuale. Gjegjësisht, me rolin e mamasë së njohur Stifler, ajo fitoi vëmendjen e shumë meshkujve, pra shumë “aksion seksual”.
“Ai film solli me vete shumë përfitime. Nëse nuk do të kisha luajtur në të, do të kisha fjetur me rreth 200 meshkuj më pak”, pranoi aktorja.
Falë ‘American Pie’, Jennifer Coolidge ishte ëndrra e çdo adoleshenti amerikan në fillim të viteve 2000 dhe më tej. Përveç saj, në kast ishin edhe Jason Biggs, Shannon Elizabeth dhe Chris Klein dhe filmi fitoi më shumë se 235 milionë dollarë në kinematë në mbarë botën.
Përveç ‘American Pie’, Coolidge pati një rol të dukshëm në komedinë “Biondja nga Harvardi” (2001), ku ajo luajti Paulette Bonafonte, pronare e një sallon bukurie.
Që nga viti i kaluar, “The White Lotus”, një kombinim i komedisë dhe dramës, në të cilin Coolidge luan rolin e çuditshëm Tanya McQuaid, është transmetuar në HBO. Ky rol i dha asaj një nominim për Emmy. Ajo tha në një intervistë se pothuajse e refuzoi angazhimin në serial, sepse nuk i pëlqente se si dukej pas shtimit të peshës gjatë pandemisë.
“Gjëja më e trishtueshme në jetë është se nuk vendos vetë. Nëse unë nuk marr role të shkëlqyera, atëherë arrij në përfundimin se njerëzit mendojnë se nuk jam e aftë për to. Dhe pastaj vendos që nuk jam e aftë për ato”, tha ajo, duke falënderuar Mike White, regjisorin e serialit, i cili e bindi se mund të luante rolin në “The White Lotus”./FrontOnline/