×
  • Sport
  • Sport

    Për shkak të mungesës së tifozëve në stadium, festa e Prishtinës vazhdon në shesh

    FrontOnline
    22 Maj 2021

    Pas tetë vjetësh pritje, Prishtina e ka siguruar titullin e kampionit në Kosovë në fundjavën e kaluar.

    Ndërkaq, ndeshjen e fundit për këtë edicion në Superligën e Kosovës e zhvillon nesër ndaj Ballkanit, shkruan FrontOnline.

    Para ndeshjes, Prishtina e ka dhënë edhe një informacion në lidhje me festën e titullit pas përfundimit të sfidës në “Fadil Vokrri”.

    Klubi kryeqytetas bën me dije se festa do të vazhdojë pas ndeshjes në sheshet e Prishtinës së bashku me “Plisat”.

    Njoftimi i plotë nga Prishtina:

    Java XXXVI: Prishtina – Ballkani
    Bardhekaltrit pas ndeshjes parakalojnë para adhuruesve të klubit
    Prishtinë, 22 maj 2021 – Nesër mbyllet perdja e kampionatit e edicionit 2020/21. Prishtina tani më, pas tetë vitesh pritje, është shpall kampione dhe do të përfaqësoj Kosovën në Ligën e kampionëve. Kurse, në ndeshjen e fundit, të nesërme, e pret skuadrën e Ballkanit, njërën prej tre pretendentëve që ishin në garë për titull. Faktikisht, ishte fitorja në Therandë, në përballjen e tretë, që Prishtinës përfundimisht iu ishte kthyer besimi se mund të fitonte titullin. Një fitore si mysafire ndaj pretendentit ishte garantuese që skuadra mund të ia dilte. Ai besim nuk u thye, u shtua vullneti dhe në fund me meritë u shpagua mundi.
    Prishtina dhe Ballkani pas luftës kanë zhvilluar 16 përballje zyrtare. Prishtina ka 9 fitore kundrejt 3 barazimeve dhe 4 humbjeve me goldallim +19, 29:10. Prishtina i ka fituar dy përballjet e fundit, 2:1 si vendase dhe 1:0 si mysafire.
    Festa e titullit do të vazhdoj pas përfundimit të ndeshjes me parakalimin e skuadrës nëpër sheshet e Prishtinës nën organizimin e adhuruesve tanë, Plisat. Futbollistët e meritojnë një festë të tillë dhe të gjithë adhuruesit tanë, në mungesë të prezencës në stadium, mund t’i përshëndesin ata nga afër nëpër rrugët e qytetit.
    Java XXXVI
    Prishtina – Ballkani
    E diel, 23 maj – ora: 15.00
    Stadiumi: “Fadil Vokrri”
    Gjyqtarë: M. Bejtullahu, A. Ejupi, G. Mehmeti, V. Hoxha
    Drejtpërdrejt: Artmotion & Radio Kosova“./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport17 Nëntor 2024
    Mircea Lucescu (79 vjeç), trajneri i kombëtares së Rumanisë, mbajti sot konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Qipros, e cila do të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.