Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati dhe modelja kroate, Andela Simaq i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.
E gjithë kjo për shkak të presionit ndaj modeles kroate, e cila në të kaluarën ishte në një lidhje dashurie me sulmuesin italian, Mario Balotelli, shkruan FrontOnline.
Një video që është publikuar së fundmi e Simaqit dhe Balotellit ka krijuar shumë bujë.
Kastrati nuk ishte i shqetësuar për këtë, por që komentetet raciste në drejtim të modeles, bën që lidhja e tyre të marrë fund.
Madje, disa ditë më parë, Simaq njoftoi se në makinën e saj, dikush kishte vendosur dy banane.
Andela dhe Lirimi filluan lidhje disa muaj më parë, kur futbollisti i Dinamo Zagrebit festoi ditëlindjen e tij të 22-të./FrontOnline/