Prezantuesja më e famshme e futbollit në botë, Diletta Leotta dhe aktori i njohur turk, Jan Jaman i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.
Burime pranë këtij çifti kanë konfirmuar se dyshja kanë qenë në lidhje prej dhjetorit të vitit të kaluar, shkruan FrontOnline.
Kjo pavarësisht se dyshohej se Diletta e kishte kaluar natën e Vitit të Ri me Zlatan Ibrahimoviqin.
Por, pas shumë zhvillimeve, tashmë mediat italiane raportojnë se çifti nuk janë më bashkë.
Arsyeja e kësaj ndarjeje besohet të jetë xhelozia e aktorit turk.
“Ai ishte shumë xheloz për të dashurën e tij për shkak të kulturës së saj. Ai nuk i përshtatej karakterit dhe personalitetit të Dilettës”, thotë ky burim./FrontOnline/