×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Për Rusinë, teza për heqjen e kufijve midis Shqipërisë e Kosovës është alarmante

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Ne kemi parë me shqetësim raportet në lidhje me mbledhjen e përbashkët në Tiranë të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, më 2 tetor si edhe marrëveshjet e nënshkruara gjatë këtij takimi, që ngrenë pyetje serioze, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme ruse, sipas faqes zyrtare të kësaj ministrie, https://www.mid.ru/en/press_service.

    “Teza për nevojën e heqjes së kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos jetë përveç se alarmante. Kujtojmë se Kosova (dhe kjo është konfirmuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB) është një pjesë integrale e Republikës së Serbisë, dhe trajtimi i parimit të integritetit territorial në lidhje me një shtet sovran nuk mund të konsiderohet si diçka tjetër përveç se ndërhyrje brutale në punët e tij të brendshme”, shton deklarata.

    “Ne i konsiderojmë në mënyrë të ngjashme edhe marrëveshjet e arritura në takimin e sipërpërmendur, të cilat përcaktojnë një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës në shumë fusha”, thuhet në të.

    “Ekziston një përshtypje e qartë se, megjithë natyrën e dyshimtë dhe të rrezikshme të afrimit të tyre, autoritetet e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë Shqipërinë e Madhe. Veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Ne kemi besim në një reagim të qartë ndaj këtij aktiviteti nga bashkësia ndërkombëtare – para së gjithash, nga Bashkimi Europian, të cilit i është besuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB misioni i ndërmjetësit në dialogun Beograd-Prishtinë”, përfundon deklarata./ATSH.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rubio përmes...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pothuajse gjysma e të rriturve i zë paniku kur bateria e celularit të tyre është pothuajse bosh. Është edhe më keq për...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Lidhur...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.