×
  • Lajme
  • Lajme

    Për parregullsitë në veri, prokurorja Pula: Jemi duke pritur konfirmimin për të ndërhyrë

    FrontOnline
    14 Shkurt 2021

    Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka thënë se për rastin në Mitrovicën e Veriut që u raportua se po lejohet që një person të votojë disa herë, po presin konfirmim për të intervenuar.

    Ajo ka thënë se deri më tani kanë evidentuar dy raste të cilat kanë të bëjnë me fotografimin e votës, njërin në Prizren e tjetrin në Prishtinë.Ndërkaq, për incidentin në Skenderaj, Pula tha se ka të bëjë me vepër tjetër penale, e jo me cenim të të drejtës së votës.

    “Në bazë të koordinimit ne marrim informata. Sa i përket Skenderajt, prokurorët në bashkëpunim me policinë e kanë intervistuar personat të cilët kanë pasur përleshje. Ai nuk ka qenë vepër penale, por jo që ka të bëj me të drejtën e votimit, është tjetër vepër penale”, tha Pula.Pula sqaroi po ashtu se komisionerët që janë brenda dhe vëzhguesit duhet të raportojnë për parregullsitë, pasi policia dhe prokuroria nuk mund hyjnë brenda në vendvotime nëse nuk raportohen parregullsitë

    “As prokurori i shtetit e as policisë e Kosovës, nuk mund të hyjnë brenda. Vetëm kur na thirrin, ne mundemi me hy. Nëse ata nuk na raportojnë, siç e kanë obligim atëherë është përgjegjësia. Tani e mora këtë informacion dhe besoj se do të trajtohet me kohë”, tha Pula në RTK.

    Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit tha se deri më tani situata konsiderohet të jetë e mirë në këtë proces.

    “Deri më tani të evidentuara i kemi vetëm dy raste. Ka pasur informata për incidente, por këto nuk mund të konsiderohen si raste pasi nuk cilësohen si vepra penale. Deri më tani situata është e mirë. Një rast ka ndodhur në Komunën e Prizrenit, që është një fotografim i votës, që është ndaluar personi dhe tjetra është në Komunën e Prishtinës”, tha Pula.Ndryshe, Sara Xhaka, komisionere në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava” ka thënë se plotë serbë janë duke votuar disa herë.Xhaka në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryesuesi serb-folës, ishte shumë mirë në dijeni dhe po bashkëpunon me ta.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.