Një sherr i fortë ka ndodhur pas spektaklit të mbrëmshëm në shtëpinë e Big Brother, mes Arjolës dhe Antonelës, të cilat për pak sa nuk janë përplasur fizikisht.
Gjithçka ka nisur për shkak se vajzat akuzuan njëra tjetrën për tonin e zërit, ndërkohë që më pas sherri ka kaluar edhe në fjalë fyese dhe ofendime personale.Pjesë nga debati mes vajzave:Arjola: Hajde, hajde foli Sabianit, hajde, hajde
Antonela: Pse po më afrohesh kështu
Arjola: Se mos mendon se jam duke trembur
Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi
Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua me Sabianin me të bërtiturat e tua
Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty
Arjola: Qeke budallicë krejt, qeke budalle
Antonela: Më marrsh të ligat
Arjola: Qenka me të meta mendore
Antonela: Qenke budallicë thotë, ska lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet. As nëna ime nuk mundet me më ofendu mua
Kjo situatë duket se ka sjellë pakënaqësi dhe te banorët e tjerë të pranishëm.