×
  • Kronika
  • Kronika

    Për një javë policia e Ferizajt shqiptoi 80 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

    FrontOnline
    21 Nëntor 2022

    Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

    Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 14-20/Nëntor/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

    “Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, 426 gjoba, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 9 gjoba, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit,  6 gjoba, drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 22 gjoba, kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore, 2 gjoba, mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 6 gjoba, kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 40 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 36 gjoba , mospërdorimi i rripit të sigurisë , 205 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 80 gjoba, kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 659 gjoba, heqje e patentë shoferit , 20 shoferëve”.

    Në total, 1491 gjoba.

    Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente: “Aksidente fatale s’ka, aksidente me lëndime, 14 dhe aksidente me dëme materiale, 27”.

    Policia Rajonale e Ferizajt, njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

    Ndërsa fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

    “Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...
    Sport10 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë pa gola mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Gjeorgjisë, ku me lojë dominuan ekipi shqiptar. Kombëtarja...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes. Mbi 13 mijë qytetarë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.