Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të mos ketë aktivitete politike për një javë.
Krejt kjo në shenjë solidarizimi pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë kreun e PDK-së, Kadri Veseli.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i saj, Abelard Tahiri, pikërisht sot në ditën kur në Kuvend do të hidhet për votim në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.