×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Për një javë në Gjilan konfiskohen 36 patentë shoferë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2022

    Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit për një javë ka konfiskuar 36 patentë shofer si dhe është duke hetuar shtatë aksidente të komunikacionit me persona të lënduar.

    Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,525 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

    Po ashtu në njoftim thuhet se në kuadër të implementimit të planit operativ “Makineria bujqësore-Mjetet e punës”, policia ka shqiptuar tetë kundërvajtje.

    “Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1525 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Në kuadër të implementimit të Planit Operative ‘Makineria bujqësore – Mjetet e punës’ ka shqiptuar edhe tetë kundërvajtje. Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i 14 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, hetim i shtatë aksidente të komunikacionit me të lënduar, konfiskuar 36 patentë shofer”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu siç bëhet e ditur në njoftim, njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected]  dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet ndër të tjera në njoftim të policisë./Front Online

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur Prof. Dr. Dalip Limani. Në njoftimin e ShSKUK-së, shkruan se...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ka dënuar aktin e arrestimit të politikanit serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq, duke thënë...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes. Mbi 13 mijë qytetarë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur  për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona. Ai në një postim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tregoi se si është arritur...
    Sport10 Shtator 2024
    Reprezentuesi shqiptar Arlind Ajeti ka kompletuar transferimin në Turqi tek ekipi i Bodrumsporit. Bodrumspor që momentalisht zë vendin e 14-të në elitën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.