Magnezi është një mineral tepër i rëndësishëm në trup, nga i cili varen shumë procese jetësore. Për shkak të rëndësisë që ka për organizmin, mungesa e këtij minerali manifestohet me depresion, spazma muskulore, aritmi, dispepsi dhe në planin afatgjatë mund të çojë në sëmundje më komplekse.
Gratë kanë nevojë për 310 deri në 320 miligramë magnez në ditë, dhe ky numër rritet nëse gratë janë shtatzëna, ndërsa për meshkujt rekomandohet marrja ditore e magnezit deri në 400 miligramë.
Ushqimet si çokollata e zezë, avokado, perimet me gjethe, arrat, farat, bananet përmbajnë shumë magnez dhe nëse nuk i keni këto ushqime, mund të bëni një pije që do të zëvendësojë magnezin në trup.
Për këtë pije do t’ju nevojiten 4 përbërësit si në vijim: 25 g fara kungulli, 200 ml qumësht bajamesh, 2 lugë fara liri, një portokall. Përgatitja: Hidhni farat e kungullit dhe lirit në një mikser dhe shtoni portokallin e grirë. Më pas shtoni qumështin e bajames dhe përzieni për rreth 30 sekonda. Lëreni pijen që rezulton të qëndrojë për disa minuta.
Ekspertët këshillojnë që këtë pije ta konsumoni në mëngjes, në mënyrë që të keni energji të mjaftueshme gjatë ditës dhe të jeni në humor të mirë./FrontOnline/