×
  • Lajme
  • Lajme

    Për një ditë ngrihën 79 aktakuza ndaj 89 personave në Kosovë

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se për një ditë në vend janë ngritur 79 aktakuza ndaj 89 personave.

    Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur po ashtu se janë ndaluar 11 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 3 personave të dyshuar.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 01 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza, kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurve B.A., me profesional mjek...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka njoftuar se të shtunën në këtë qytet vjen “Turneu...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e tij, ku tha se po bëhet luftë propagandistike...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla e mbajti sot një parullë para Ministrisë së Bujqësisë, dikasterit të udhëhequr nga Faton...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e parë u nënshkruar mes ministrit të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur se kjo qeveri do gjyqësor të pavarur dhe profesional me prokurori të ndershme aktive. Po ashtu, i...
    Vip18 Nëntor 2024
    Njëra nga banoret e Big Brother VIP Kosova, i ka bërë masazh relaksues, Edit. Të dy dukeshin të qetë në dhomën e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.