×
  • Lajme
  • Lajme

    Për më pak se 3 muaj në Kosovë, afër 80 mijë qytetarë u dënuan për shkeljen e ligjit anti-Covid

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Më 26 gusht të këtij viti, qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin anti-Covid, që nga ajo datë deri më sot që janë më pak se 3 muaj janë shqiptuar afër 80 mijë gjoba ndaj shkelësve të këtij ligji.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, që nga data 26,08,2020 policia e Kosovës ka shqiptuar 79698 gjoba ndaj shkelësve të këtij ligji, shkruan lajmi.net.

    Sipas Ligjit për Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse që u votua nga Kuvendi i Kosovës qytetarët mund të dënohen nga 35 deri ne 500 euro në rast të shkeljes së ligjit.

    Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi mund të jetë 35 euro.Për mosrespektim të ndalim qarkullimit 200 euroNdërsa për mosrespektim të vetëizolimit 500 euro.

    Aktualisht në Kosovë janë në fuqi masa të reja anti-Covid të cilat i kanë ndarë komunat në tri zona të ndryshme.Në zonën e kuqe janë 18 qytete si Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës e që bëjnë pjesë komunat si Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe pjesë e kësaj zone janë komunat si Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.