×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Për lëkurën e shëndetshme të fëmijëve tuaj, çfarë të përdorni?

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Një nga proceset më të rëndësishme e të shpeshta në ditën e një fëmije të vogël, padyshim që është mbajtja e higjienës së plotë dhe kujdesi për lëkurën.

    Këtu me siguri ju vijnë ndër mend banjot me ujë të ngrohtë, shampot delikate dhe kremrat e veçantë të bebeve.

    Themi të veçantë pasi të gjithë këto produkte kanë si qëllim kryesor të qenurit sa më të shëndetshëm e të mbrojtur.

    E duke qenë organi më i madh i trupit, lëkura është e aftë të thithë plotësisht 60% të çdo substance me të cilën ekspozohet.

    Lëkura e fëmijëve është më delikate dhe e hollë se ajo e të rriturve, ndaj kontakti me produktet e gabuara mund ta dëmtojë atë më shpejt.

    Prandaj kujdesi i prindërve, në mënyrën si zgjedhin ta trajojnë lëkurën e fëmijëve të tyre që nga lindja e më tej, është shumë i rëndësishëm.

    Në morinë e produkteve që serviren sot në treg, AgroWeb ju këshillon që të zgjidhni të duhurat në bazë të disa kritereve të rëndësishme të cilët sigurojnë shëndet të plotë.

    Çfarë duhet të zgjidhni?

    Siç përmendëm edhe më lart, çfarë vendosni në lëkurë thithet shpejt brenda saj ndaj së pari, kini parasysh të mbani larg kimikatet dhe toksinat.

    Sa më e re të jetë lëkura aq më shpejt i thith kremrat apo çdo trajtim që ju mund t’i vendosni, po ashtu aq më shpejt ka tendencën të thahet dhe irritohet.

    Gjithashtu kini parasysh se vetëm pastrimi e trajtimi me ujë nuk mjafton për të pasur një lëkurë të hidratuar.

    Prandaj në këtë artikull do të foksuohemi tek kremrat zbutës të cilët hidratojnë dhe ofrojnë shëndet.

    Këto kremra përdoren shpesh në lëkurën e bebeve, për të shmangur irritimet nga pelenat apo sëmundje të ndryshme dermatologjike, si dhe për të mbajtur lëkurën të butë.

    Ekspertët sugjerojnë që gjithnjë të frymëzoheni nga natyra dhe të zgjidhni kremra organike e të përpunuar në mënyrë natyrale.

    Për një alternativë konkrete në tregun vendas, AgroWeb ka pyetur ekspertët e laboratorit SKIN NOVIS të cilët sugjerojnë produtke me veprim të butë në lëkurë.

    Kështu zgjidhni kremra të cilët kanë bazë përbërësit natyralë me efekt zbutës siç është vaji i ullirit apo gjalpi shea.

    Një nga risitë më të shëndetëshme në treg me bazë natyrën dhe 100% organik që AgroWeb ju sugjeron është LEVITATE.

    Ky krem apo vaj ushqyes është hipoalergjik qetëson skuqjet, kruarjet dhe mund të përdoret nga të gjithë fëmijët.

    Të gjithë përbërësit e LEVITATE mbajnë një certifikim Evropian, kanë veti rigjeneruese dhe punojnë për shëndetin e plotë të lëkurës së fëmijëve tuaj.

    Kremi LEVITATE

    Përbërësit e shëndetshëm

    Ky krem në formë vaji, depërton thellë në lëkurën e më të vegjëlve, mjafton një masazhim i lehtë çdo darkë për të rritur prodhimin e oxytocinës që njihet si hormoni i lumturisë.

    Kështu do të mund t’ju siguroni atyre jo vetëm lëkurë më të hidratuar, por qarkullim më të mirë gjaku, relaksimin e muskujve dhe përmirësimin e gjumit.

    LEVITATE është një produkt që mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, madje edhe në skalpin e butë të bebeve tuaja i cili shpesh mund të irritohet e të bjerë.

    Baza e këtij vaji qetësues janë lulet më delikate që natyra ofron si lule balsami, kamomili e kalendula.

    Të treja sigurojnë qetësim, janë anti-inflamatore dhe ndalojnë kurajtjen dhe skuqjen.

    Për një zbutje të thellë që arrin në çdo shtresë të lëkurës, LEVITATE përmban edhe gjalpë shea, vaj ulliri dhe porpolisin e çmuar nga bletët.

    Të gjithë këta përbërës janë të pasur me antioksidantë, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme që sigurojnë më të mirën e natyrës.

    Si ta përdorni LEVITATE

    Për të vegjëlit tuaj, sa herë që ju bëni një dush të ngrohtë apo ju ndërroni pelenat kini parasysh të kini në krah edhe LEVITATE.

    Aplikoni kremin natyral duke masazhuar lëkurën e fëmijës tuaj, lëreni të veprojë për 15-20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë dhe shampo.

    Duke bërë kujdes që të mos bjerë në kontakt me sytë e bebit.

    Përdoret në rastet e skuqjes dhe irritimit të lëkurës gjithashtu dhe gjatë ndërrimit të pelenave.

    Mjafton të pastroni lëkurën me ujë apo letër të lagur dhe ta lyeni lëkurën me kremin LEVITATE.

    Përzierja e duhur e këtyre përbërësve të shëndetshëm dhe organik e bën këtë formulë të veçantë e të sigurt./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Halil Çadraku, në dëshminë e tij të martën në Hagë, tha se gjatë gjithë veprimtarisë në sektorin e Zbulim – Kundërzbulimit (ZKZ),...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, me bashkëpunëtor, po merr pjesë në Konferencën Profesionale Vjetore dhe Asamblenë e Përgjithshme të...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Sot  nga njësite të stacionit policor Veriu, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Konsultimet publike për mbylljen apo jo të platformave sociale `TikTok` dhe `Snapchat` kanë nisur nga shkolla “Sami Frashëri” me një përfaqësi prindërish....
    Lajme26 Nëntor 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka zbuluar detaje nga libri i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilat lidhen me rajonin e Ballkanit...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë pritur në takim arkitektin kroat, Andrija Mutnjakoviq, i cili ka dizajnuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.