Sara Hoxha është njëra ndër personazhet më të komentuara por edhe më të dashura të publikut shqiptar.
Sara është e lidhur tash e disa vite me reperin e njohur Ledri Vula, çifti janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që vendosën ta quanin Poem Blue.
Dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale duke postuar kështu shumë shpesh copëza të jetës së tyre private dhe duke lënë kështu të kuptohet se sa modest janë ata.
Kjo si duket është edhe arsyeja pse ata janë kaq të dashur për publikun dhe pëlqehen kaq shumë.
Së fundmi ajo që ka rënë në sy në profilin e Sarës në Instagram është një foto që ka postuar ajo e ku shihet në aeroport.
Për ku është nisur Sara kësaj here kjo ende nuk dihet.
Por deri në postimet e radhës kjo mbetet e pazbuluar.