Monika Lubonja është një nga ish-banoret më të dashura të BBV.
Pas përfundimit të formatit më të shikuar nga shqiptarët, tani po rastisim në intervista të shpeshta të ish- banorëve të Big Brother Vip.
Së fundmi është Monika ajo e cila ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë së famshme.
Ajo madje ka rrëfyer se si e ka mbrojtur produksionin duke mos bërë që të bie në sy për të keq para publikut.
“U dallua nga fytyra jote në atë moment që ty nuk të pëlqeu ajo si surprizë. Pse nuk e the që në atë moment? Pse nuk reagove publikisht, por heshte?” u pyet Monika nga Ester Byluku.
“Një ditë përpara po bënim shaka me Donaldin për veshje. Dhe ditën tjetër, kur i pash aty, i pash me një mospërfillje”.
“Por mos harroni që unë jam një njeri që e njoh televizionin, jam një njeri publik, dhe unë shumë herë kam dashur ta ndihmoj produksionin, pa e ditur ata, në mënyrën time të kulturuar, duke mos bërë skena në mes të publikut”, u shpreh aktorja.