×
  • Vip
  • Vip

    Për herë të parë Einxhel flet për prishjen e raportit me Beniadën

    FrontOnline
    27 Tetor 2022

    Njëra nga raportet më të komentuara të “BBV” është raporti mes Einxhelit dhe Sarës.

    Ditën e djeshme është bërë një vit nga hyrja e tyre në “BBV”.

    Einxhel ka vendosur që të iu përgjigjet pyetjeve të fansave të saj në lidhje me rrugëtimin brenda shtëpisë së famshme përmes një ‘live’ në ‘YouTube’.

    Moderatorja ka folur për të gjithë banorët, teksa ka treguar edhe për raportet me disa prej tyre.

    Njëri nga raportet që ajo ka folur është edhe raporti me Beniadën dhe arsyet që dërguan deri në prishjes e shoqërisë që ato të dyja ndërtuan gjatë qëndrimit në këtë spektakël.

    Einxhel ka thënë se ndër arsyet pse shoqëria me Beniadën nuk ka vazhduar edhe jashtë erdhi fillimisht nga situata e javës së fundit të “BBV”, kur u ndje e zhgënjyer nga modelja dhe qëndrimin e saj mes raportit që Einxhel kishte me Donaldin.

    Një tjetër arsye sipas Einxhel ishte edhe kur dolën nga shtëpia dhe pa që nëna e Beniadës kishte folur kundër saj.

    “Mes nesh nuk ka patur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë, unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje dhe aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të, këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte, unë në asnjë momente nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka sqaruar Einxhel

    Prezantuesja ka shpjeguar se aktualisht nuk mban kontakte me të, por nuk ka përjashtuar mundësi që kjo të ndodhë në një ta ardhme.

    “Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje por kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të heshtë, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë, por nuk do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim”, u shpreh Einxhel.

    Nga Rubrika
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo po vjen në bashkëpunim me Gesko....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo po vjen në bashkëpunim me Gesko....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.