Dy ish konkurentët e Për’puthen 3 janë përfolur kohëve të fundit për ndarjen e tyre.
Ata ishin çifti i parë që dolën nga sezoni i tretë nga programi i njohur si formati i dashurisë.
Bashkimi ishte ai që bëri të ditur për publikun ndarjen nga Alvisa përmes një postimi në Instagram.
Por që atëherë e heshtur ka qëndruar Alvisa.
Ajo së fundi ka thyer këtë heshtje dhe përmes një interviste për Prive ka rrëfyer arsyen e ndarjes.
Sipas saj vendimi për ndarje ishte e dyanshme dhe se mënyrën se si ajo e shihte lidhjen, sipas saj Bashkimi nuk e shihte.
“Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku. Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program. Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra. Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar”- është shprehur Alvisa në intervistë.
Alvisa u përfol shumë edhe gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e Për’puthen për lidhjen e saj me ish të dashurin dhe njëherit konkurentin e Për’puthen, Hysen Ramaj.