×
  • Lajme
  • Lajme

    Për dy javë 40 punëtorë shëndetësorë u infektuan me COVID në Prishtinë

    FrontOnline
    07 Nëntor 2020

    Prishtina është në zonën e kuqe të infektimit dhe kjo fundjavë e gjeti me masa më rigoroze duke rikthyer karantinën në kryeqytet dhe 6 qytete tjera kryesore të vendit. Mirëpo, ajo çfarë e alarmon pushtetin lokal është edhe numri i lartë i infektimeve në radhët e personelit shëndetësor.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një intervistë për KosovaPress deklaroi se për dy javë janë infektuar rreth 40 punëtorë shëndetësorë. Me këtë ritëm, sipas tij, do të ketë probleme në trajtimin e pacientëve me koronavirus dhe në ofrimin e shërbimeve të tjera.

    “Tani kemi arritur në shifrat rreth 40 punëtorë shëndetësorë që janë me COVID-19, derisa para dy jave nuk kishim asnjë punëtor shëndetësor dhe nëse vazhdojmë me këtë trend normalisht se do të kemi probleme me menaxhimin edhe rasteve me COVID por edhe shërbimeve të tjera të cilët qytetarët e komunës së Prishtinës kërkojnë nga institucionet e kujdesit parësor”, thotë ai.

    Prishtina vijon me shifra të frikshme të rasteve ditore e rrjedhimisht edhe kërkimin e ndihmës. Në intervistën për KosovaPress, Gashi thekson se kjo po vë në rrezik edhe ofrimin e shërbimeve esenciale në kujdesin parësor shëndetësor.

    “Me rritjen e numrit të rasteve aktive në baza ditore dhe të menjëhershëm këtu është rreziku i ngecjes së ofrimit të shërbimeve esenciale në kujdesin parësor shëndetësor, edhe dytësor, edhe tretësor, normalisht se kjo shkon në formë zinxhirë se sa më i madh numri i rasteve aktive në kryeqytet dhe mbarë vendin aq më shumë janë rastet të cilat kërkojnë kujdes shëndetësor”, thotë Gashi për KosovaPress.

    Aktualisht, sfidë kryesore po konsiderohet diferencimi i personave me COVID dhe atyre me virozë sezonale, për shkak tëngjashmërisë së madhe të pasqyrës klinike.

    Gashi deklaron se tashmë i kanë sytë nga Ministria e Shëndetësisë që të furnizohen me vaksinën për gripin sezonal që sipas tij është premtuar se do të shpërndahet për komuna nga mesi i këtij muaji.

    “E kemi parë si sezon e cila do të jetë vështirë e menaxhueshme duke marrë parasysh se kemi një kryqëzim të sëmundjeve të ndryshme virale që i takojnë kësaj zone, duke marrë parasysh edhe gripin sezonal edhe viruset e tjera të cilat janë prezentë në këtë kohë në vendin tonë. Simptomat dhe dallimi i simptomave në mes të gripit sezonal, viruseve të tjera dhe COVID-19 është minimal dhe është thuajse problem që të definohet në shikim të parë. Tani jemi në pritje të vaksinave kundër gripit sezonal të cilat presim, sipas informatave që kemi nga niveli qendror, që të furnizohemi. Na është thënë që diku nga mesi i nëntorit do të furnizohemi me vaksina kundër gripit sezonal”, u shpreh Gashi.

    Në 24 orët e fundit, Prishtina ka regjistruar 316 raste të reja me COVID-19 duke detyruar Qeverinë e Kosovës që të dalë me vendime të reja për të rikthyer karantinën në kryeqytet.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet. “Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.